Ekspertizë e Specializuar në Urologjinë Pediatrike dhe të Rriturve
Ofruojmë kujdes të specializuar dhe të njohur ndërkombëtarisht në fushën e urologjisë pediatrike dhe për të rritur, duke kombinuar përvojën klinike me teknologjitë më bashkëkohore për diagnozë dhe trajtim efektiv.
Na Kontaktoni
Shërbimet që ne ofrojmë
Sëmundjet urologjike përfshijnë një gamë të gjerë çrregullimesh që prekin traktin urinar dhe organet gjenitale. Urologët janë të trajnuar për të vlerësuar funksionimin e plotë të traktit urinar dhe për të ofruar trajtime medikamentoze apo ndërhyrje kirurgjikale, sipas nevojës.
Ndër procedurat kryesore që ofrojmë janë: transplantimi renal, kirurgjia minimalisht invazive dhe endo-urologjia, trajtimet në uro-onkologji, ndërhyrjet për impotencë dhe të tjera.
