Shërbime

1- Urologjia pediatrike

• Cfare eshte nje uropediater?
Nese femija juaj ka nje semundje/problem te sistemit urinar (veshkat, kanalet urinare, vezika urinare) ose te organeve gjenitale, uropediatri ka eksperiencen dhe kualifikimet e duhura per te kuruar femijen tuaj.(www.healthychildren.org)

• Cfare lloj sherbimesh ofron nje uropediater?
Uropediatri eshte nje kirurg qe diagnostikon, kuron (trajtim medikal dhe/ose kirurgjikal) dhe menaxhon problemet urinare dhe genitale tek femijet.

• Ne ofrojme sherbimet e meposhtme:

a– Evaluimin dhe menaxhimin e c’rregullimeve te urinimit, refluksit urinar dhe te infeksioneve urinare qe kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale.
b– Rikonstruksion kirurgjikal te traktit urinar (veshkat, kanalet urinare dhe vezika urinare) perfshire ketu edhe anomalite gjenitale, hipospadine dhe c’rregullimet e zhvillimit seksual.
c– Kirurgji per problemet inguinale ne femijeri dhe adoleshence (testikujt e pazbritur, hidrocela, hernia inguinale, varikocela).
d– Evaluimi dhe trajtimi kirurgjikal i gureve ne sistemin urinar. Ne ofrojme teknikat kirurgjikale minimale invazive, duke i operuar guret ne veshka nepermjet nje incizioni rreth 5 mm ne kurriz, ose guret ne pozicione te tjera duke perdorur teknikat endourologjike, pa pasur fare nevoje per incizion.
e– Trajtimi kirurgjikal i tumoreve te veshkes, vezikes urinare dhe testikujve.
f– Evaluimi dhe menaxhimi i problemeve te sistemit urinar te diagnostikuar gjate shtatzanise.
g– Evaluimi dhe menaxhimi i problemeve te sistemit urinar qe kane lidhje me semundjet neurologjike si psh: spina bifida, etj.

2- Problemet me veziken urinare.

3- Anomalite kongjenitale (te lindura) te sistemit urinar.

4- Infertiliteti.

5- Impotenca.

6- Problemet me veshkat.

7- Kanceri i veshkave.

8- Guret ne veshka duke perdorur teknikat kirurgjikale minimale invazive.

9- Kanceri i prostates.

10- Kanceri i vezikes urinare.

11- BPH (hipertrofia beninje e prostates).

12- Prostatitet.

13- Rritja e PSA-se.

14- Insuficenca renale.

15- Transplanti renal.

16- Hipertensioni renovaskular.

17- Trauma renale.

18- Kanceri testikular.

19- Semundjet e transmetuara seksualisht.

20- Obstruksion i traktit urinar.

21- Inkontinenca urinare.

22- Vazektomi.

23- Tumori Wilm’s.

24- POP (Prolapsi i organeve pelvike).